Skip to content

Shërbimi Sekret blindon Biden, rritet protokolli i sigurisë së kandidatit demokrat (Çfarë po ndodh në ShBA)

Shërbimi Sekret Amerikan po dërgon përforcime në Wilmington, me qëllimin për të ndihmuar në mbrojtjen e kandidatit Joe Biden.

Sipas të dhënave të deri tanishme Biden me shumë gjasa mund të shpallet presidenti i ardhshëm i ShBA-ve, kur i duhen dhe vetëm 6 vota në Kolegjin për t’u shpallur fitues.

Shërbimi Sekret thirri, ditën e sotme, një skuadër agjentësh për t’ia shtuar flluskës mbrojtëse rreth Biden pasi organizatorët e tij lajmëruan Shërbimin Sekret se i nominuari demokrat do të mbajë një fjalim të rëndësishëm Wilmington këtë të premte.

Protokolli i sigurisë së kandidatit Biden është shtuar këto kohë që situata dhe tensionet mbi garën e ngushtë në Georgia dhe Nevada mund të sjellin përplasje mes simpatizantëve të dy kampeve kundërshatare.

/faxweb