Skip to content

Izraeli shkatërron shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor, reagon OKB

Izraeli pothuajse ka shkatërruar një vendbanim të tërë që ndodhej në Bregun Perëndimor, në një nga aksionet më të rëndësishme të këtij tipi prej vitesh, duke marrë kritikat e ashpra të Kombeve të Bashkuara për një aksion që mund të ndezë sërish Palestinën.

Vendbanimi në fjalë ishte ai i Khirbet Humsa, një nga 38 komunitetet që ndodhen në një zonë brenda Izraelit që cilësohet si “perimetër zjarri”, ku shkëmbehen historikisht sulme nga të dy palët, ajo izraelite dhe palestineze.

Bregu Perendimor
Bregu Perendimor
Bregu Perendimor1
Bregu Perendimor2
Bregu Perendimor3
Bregu Perendimor4
Bregu Perendimor5
Bregu Perendimor6

Personat që ndodhen në këto vendbanime cilësohen si disa nga komunitetet më të rrezikuara në Bregun Perëndimor. Sipas burimeve, kanë qenë dhjetëra godinat e prishura dhe 73 personat që tashmë mbeten të pastrehë, në një territor të ashpër dhe jo mikpritës.

Sipas autoriteteve ushtarake që kryen aksionin, bëhej fjalë për godina të ndërtuar apa autorizim, por për Kombet e Bashkuara, vendimi i Tel Avivit ishte “një plagë e rëndë“ i së drejtës ndërkombëtare.

Është e padrejtë nuk na njoftuan se po vinin, nuk u përgatitëm, dhe tani përballemi me shiun”, deklaroi një nga banorët e shpërngulur dhe tashmë të pastrehë.