Skip to content

Izet Haxhia kërkon Berishën/ Gjykata: Nëse ka prova të reja, vjen dëshmitar

Gjykata vendosi kete te premte qe te therrase ish kryeministrin Berisha si deshmitar ne procesin ndaj Izet Haxhise, vetem nese do te paraqiten prova te besueshme.

 

Togat e zeza pranuan nderkohe që të marrin si dëshmitar Zenel Nezajn, ish-truprojen e Azem Hajdarit, i mbetur i plagosur gjate atentatit.

 

Nje nga provat e pranuara lidhet me pamjet filmike qe tregojne viziten qe Berisha i beri ne spital Zenel Nezajt.

 

Ndërkohë ish kreu i sherbimit sekret, Fatos Klosi, si dhe Aishe, Zylfie dhe Muharrem Haklaj nuk do të thirren si dëshmitarë.