Skip to content

Zgjedhjet në SHBA, Trump: Gjykata e Lartë shkeli Kushtetutën

Ndërsa rivali i tij Joe Biden vijon të jetë në avantazh, Donald Trump ka bërë sërish një deklaratë lidhur me zgjedhjet dhe procesin e tyre.

Trump ka akuzuar Gjykatën e Lartë të Pensilvanisë se ka shkelur Kushtetutën e SHBA-së.

Gjykata e Lartë e Shtetit shkeli në mënyrë flagrante Kushtetutën. Gjithashtu votat e ardhura pas ditës së zgjedhjeve janë të paligjshme”, ka shkruar Trump mes të tjerash.

Kjo është ajo që dimë. Ne duhet të kthehemi në nivelin shtetëror dhe se si u bë kjo manovër  në shkallën e parë.

Guvernatori dhe Gjykata e Lartë e Shtetit, shkelën në mënyrë flagrante Kushtetutën e SHBA. Fuqia për të vendosur këto rregulla dhe rregullore i është dhënë legjislaturës …. Ata thjesht e injoruan atë, injoruan Kushtetutën.

Tani ne e sjellim atë në dhomat e numërimit dhe me përulje, vëzhguesit, të cilët janë rojet e integritetit dhe transparencës, u përjashtuan. Pensilvania e ka kryer në një mënyrë të tmerrshme të paligjshme, dhe  shpresojmë se kjo do të korrigjohet në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara.

Gjithashtu, këto votime të vona pas Ditës së Zgjedhjeve janë të paligjshme, pikërisht ajo që Presidenti ka thënë. Gjykata e Lartë, në rrethana të jashtëzakonshme, ka qenë në gjendje të marrë vendime brenda pak ditësh”, – shkruan Trump