Shqipëria mori një çmim që vlerëson shërbimet publike online për qytetarët dhe bizneset. Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj tha se çmimi për qeverisjen digjitale erdhi prej punës së bërë në këtë drejtim.
“Pas vitesh pune të madhe, Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht për qeverisjen digjitale. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u vlerësua për udhëheqjen e këtij projekti kombëtar për shndërrimin e administratës publike në efikase dhe inovatore”, shprehet Karçanaj.
Sipas Karçanajt, çmimi nxjerr në pah përpjekjet e qeverisë në investime që ndryshuan administratën publike përmes sistemeve digjitale. Ajo shtoi se përmes e-Albania, qytetarët marrin shumë shërbime publike.
