Një grup shqiptar në Gjermani nuk do t’ia dijë aspak për situatën e koronavirusit kur vjen puna tek droga. Rreth shtatë shqiptarë kanë goditur me thikë një 35-vjeçar, bashkëkombas që jetonte pranë tyre në Steintorplatz dhe i kanë shkaktuar plagë të rënda.
Ndihmësi i autorit që qëlloi viktimën, Flavian H., 20 vjeç qëndroi për tre muaj në Gjermani dhe krijoi lidhje me skenën e drogës. Gjatë natës, banda shqiptare kishte konsumuar kokainë dhe uiski derisa ishin dehur.
Sipas Flavianit, viktima mori thjesht ” një shishe uiski”, gjë që shkaktoi debatin mes tyre. “Djali ishte i pacipë”, tha 20-vjeçari për viktimën që e masakruan me 12 plagë me thikë, shkruan e përditshmja gjermane BILD.
I plagosuri u dërgua me urgjencë në spital, ku mori trajtim dhe pas përmirësimit zgjodhi të heshtte e të mos e denonconte rastin. Por policia vuri në pranga shqiptarin që mund të dënohet me tre vite që para gjykatës u shpreh:
Gjykata i premtoi atij rreth tre vjet paraburgim për të mitur për rrëfimin. Shqiptari: “Më vjen keq që kam ardhur në Gjermani, dua të kthehem”. (A.M/Faxweb.al)
/faxweb
