Skip to content

Aksident në Fier, gjendet i mbuluar me gjak në mes të rrugës 50-vjeçari, dërgohet me urgjencë në spital

Ilustruese

Një aksident misterioz ka ndodhur në Verri të njësisë Administrative Mbrostar Fier.

Mësohet se një person është gjetur i plagosur rëndë dhe është gjetur në mes të rrugës i mbuluar në gjak.

Fax News mëson se i plagosur ka mbetur një 50-vjeçar me iniciale V.DH i cili është dërguar me urgjencë në spital pas ka marrë dëmtime të rënda. Ende nuk dihet se çfarë e ka shtypur 50-vjeçarin.

Ai është gjetur pranë banesës së tij ku jetonte i vetëm ,pasi bashkëshortja e tij jeton në Greqi.

/faxweb