Skip to content

“Meta-Rama lajini hesapet dhe pishmanllëqet me njëri-tjetrin, mos i bini në qafë Kushtetutës”, Manjani shpërthen pas ligjit për presidentin: Mbani ndonjë revistë pòrnografike para…

“Një ligj për Ilir Metën”, kështu e ka cilësuar ish-ministri Ylli manjani draftin e depozituar dje nga ana e socialistëve për ligjin e presidentit, që kërkojnë t’i heqin një sërë kompetencash kreut të shtetit.

Manjani shprehet se ligjet që të jenë kushtetuese, nuk duhet bërë për të goditur kundërshtarët politikë, dhe as nuk mund të hartohen për ”qejfe të momentit”.

Manjani shprehet se ligji që kërkojnë të kalojnë socialistët për presidentit është qartësisht një tejkalim i Kushtetutës, e cila e ka të parashikuar qartë se cilat janë detyrt e kreut të shtetit, dhe kjo nuk mund të ndryshohet me një ligj organik.

Postimi i plotë i Manjanit:

Ligjet, që të jenë Kushtetuese dhe pjesë të një shoqërie demokratike, nuk bëhen duke patur parasysh kundërshtarin politik. Më keq akoma kur kundërshtarin e konsideron armik…

Në këtë kontekst ligji për Presidencën që ka përgatitur Edi Rama është thjesht kundër Ilir Metës. Kanë vënë portretin e Tij përpara dhe shkruajnë nene me gjuhë të rënduar mllefi. (Nëse kjo është teknika e shkrimit të ligjeve iu sugjeroj të mbajnë ndonjë revistë pòrnografike përpara që të bëjn ligje për qejf…)

Nejse, budallëk i madh është të bëhen ligje për inat të personave. Imagjinoni çfarë ligjesh do bëheshin nëse motivi do ishte Edi Rama…!!! Asnjë lidhje nuk kanë këto ligje me Kushtetutën!  Mund ta kuptoj Edi Ramën në përplasjen e Tij të radhës me Ilir Metën. Mund të bie dakord madje, që sjellja Kushtetuese e këtij të fundit është e sforcuar, veçanërisht në këtë fazë parazgjedhore. Protagonizmi politik i Ilir Metës President nuk është në harmoni me llogjikën dhe frymën e Kushtetutës.

Por Kushtetuta nuk rregullohet duke e shkelur apo tejkaluar atë. Një ligj për Presidentin është qartësisht një tejkalim i Kushtetutës.

Kushtetuta e ka përcaktuar qartë çfarë bën e çfarë jo një President. Ajo e ka të shkruar madje se për çfarë konkretisht duhet ligj e për çfarë jo. Ajo rregullon çdo detaj në veprimtarinë e Presidentit. Nuk i ka lënë asnjë hapësirë tjetër Parlamentit, as Edi Ramës të diktojë me ligj organik Presidentin.

Edi Rama dhe Ilir Meta duhet të zgjidhin vetë hesapet e pishmanllëqet që kanë me njeri-tjetrin dhe jo duke i rënë në qafë Kushtetutës. Asaj pak Kushtetute që ka ngelur…

Le të ndeshen në arenën politike po të duan. Detyrat e zyrat shtetërore që mbajnë janë të publikut, jo të tyret personale. (E.K/Faxweb.al)

/faxweb