Mbajtja e maskave në ambiente të hapura nuk e ul aspak rrezikun e infektimit nga Covid 19, dhe për këtë mjafton të shohësh shifrat e infektimeve ditore në vendin tonë, që kanë shënuar rritje të frikshme në javët e fundit.
Mjeku epidemolog, Taulant Muka, përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar edhe vendimin e fundit të shkencëtarëve, të cilët kanë tërhequr studimin e tyre për maskat.
Me anë të një postimi në Facebook, Muka shkruan se studimi për maskat në komunitet është tërhequr nga vetë autorët, ndërkohë që vazhdon të citohet nga ana e anëtarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve në vendin tonë.
Ja postimi i Mukës:
Ups, studimi me i cituar mbi efektivitetin e maskave ne komunitet eshte terhequr nga autoret . Tashme ata po vene re rritje te shtuar te rasteve. Kjo ishte e pritshme pasi evidenca shkencore sot nuk mbeshtet perdorimin me detyrim te maskave dhe efektet anesore nuk permenden
/faxweb
