Skip to content

Lubonja për fitoren e Biden: Kthim në normalitet, mandati i dytë për Trump do të ishte rrezik i madh

Fatos Lubonja ka komentuar zgjedhjet në SHBA duke thënë se lajmin për triumfin e Biden e ka pritur me lehtësim dhe e cilëson një kthim në normalitet.

Sipas tij një mandat i dytë për Trump do ishte shumë i rrezikshëm pasi do të rrezikonte rëndë demokracinë, institucionet apo dhe botën me politikat e tij.

“Shkurt do thoja që, kemi të bëjmë me një kthim në normalitet. Domethënë, është unë personalisht e kam pritur me lehtësim. Një fitore tjetër e Trump e kam parë si rrezik më të madh edhe për botën me politikat e tij shumë kontroverse, polarizuese, të njëanshme, edhe për demokracinë me prirjen e tij për të kontrolluar institucionet, për mos lejuar ato që janë vlera e Amerikës.

Amerikanët kur u ndanë nga Britania nuk donin të qeveriseshin nga një mbret, por nga një president. Ka qenë një luftë e madhe për ta konsoliduar këtë sistem në mënyrë që çdo 4 vite të ketë zgjedhje të lira, pas 8 vitesh të ikë Presidenti.

Ky e turbulloi keq sistemin që ka defektet e veta. Janë krijuar dhe premisat për zgjatje të mandatit të President.

Trump ishte kërcënim për institucionet demokratike, i personalizoi shumë, tentoi t’i kontrollojë. Në këtë kuptim është kthim në normalitet.”- tha Lubonja për News 24.

LEXO EDHE:

Joe Biden fiton zgjedhjet, do të jetë presidenti i 46 i SHBA-ve

Nga Angela Merkel, tek Boris Johnson, liderët botëror urojnë Biden për fitoren e zgjedhjeve në SHBA