Skip to content

Joe Biden mori fitoren e Amerikës, momenti kur komentatori shpërthen në lot LIVE në studio (Video)

Komentatori i CNN, Van Jones shpërtheu në lot teksa ishte në transmetim të drejtpërdrejtë dhe njoftoi për fitoren e Joe Biden në Amerikë. Jones po thoshte se “është më e lehtë të jesh prind këtë mëngjes. Është më e lehtë të jesh baba. Është më e thjesht ti thuash fëmijëve të tu se karakteri ka rëndësi. Është e thjeshtë për shumë njerëz.”

I gjithë fjalimi ishte me zë të dridhur e me lot në sy, por Jones, baba i dy fëmijëve që ka qenë këshilltar në administratën e Obamës tha se i vinte keq për humbjen e Trump dhe shtoi: “Për shumë njerëz është ditë e mirë”.

Nuk mungoi komenti i tij për grupet e ndryshme që janë prekur nga presidenca e Trump duke thënë” “Nëse jeni musliman në këtë vend, nuk duhet të shqetësoheni nëse presidenti nuk do të dëshirojë këtu. Nëse jeni emigrant, nuk duhet të shqetësoheni nëse presidenti do të jetë më i lumtur që do të rrëmbejë foshnje.”

Fjalimi i tij është bërë viral dhe të gjithë e kanë mbështetur për të gjitha fjalët që tha në transmetim.(A.M/Faxweb.al)

Today is a good day.
It’s easier to be a parent this morning.
Character MATTERS.
Being a good person MATTERS.
This is a big deal.

It’s easy to do it the cheap way and get away with stuff — but it comes back around.

Today is a good day.#PresidentBiden#VotersDecided pic.twitter.com/h8YgZK4nmk

— Van Jones (@VanJones68) November 7, 2020

/faxweb