Skip to content

Joe Biden fitoi zgjedhjet në Amerikë, vjen reagimi i Zonjës së Parë: Presidenti jeton këtu (Gabimi që u mundua të fshihte)

Jill Biden ka uruar fitoren e bashkëshortit të saj për zgjedhjet presidenciale në Amerikë me anë të një postimi në Twitter. “Ai do të jetë Presidenti i të gjithë familjeve tona”, shkruan Zonja e Parë dhe poston fotografinë pranë bashkëshortit.

Të dy mbajnë një pankartë, e cila duket se ka të shkruajtur “zëvendës President”, gjë që Jill është munduar ta fshehë me dorë.

“Dr dhe President Biden jetojnë këtu”, është mesazhi që donin të tregonin me anë të pankartës. Jill, një profesoreshë e gjuhës angleze ka qenë pranë bashkëshortit të saj gjatë gjithë fushatës duke i dhënë mbështetjen e saj të pakursyer. (A.M/Faxweb.al)

He will be a President for all of our families. pic.twitter.com/iGPKLMMIcK

— Dr. Jill Biden (@DrBiden) November 7, 2020

/faxweb