Skip to content

Sapo u zgjodh President, Joe Biden merr vendimin e parë, ka të bëjë me Covid-19

Joe Biden ka në plan të mbledhë task-forcën e tij të përbërë prej 12-personave për të diskutuar për Coronavirus të hënën.

Task forca thuhet se do të drejtohet nga tre kolegë të tij: Ish Gjenerali Kirurg Vivek Murthy, ish Komisioneri i Administrimit të Ushqimit dhe Barnave David Kessler dhe Dr. Marcella Nunez-Smith i Universitetit të Yale.

Njoftimi, i cili erdhi vetëm pasi Biden u parashikua të fitonte zgjedhjet presidenciale, sinjalizon se sa seriozisht ai planifikon të përqendrohet në pandeminë e koronavirusit që nga fillimi i mandatit të tij.

Biden nuk pritet të shpallë nominimet e kabinetit këtë javë dhe mund të presë derisa të jetë i qartë kontrolli i Senatit, thanë burimet e CNN.

/faxweb