Joe Biden është presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, por jo sipas rrethit Trump-it dhe më të afërtit të tij, Rudy Giulianit

Avokati privat i Donald Trump dhe një nga bashkëpunëtorët e tij më besnikë mësuan, sipas mediave amerikane, se Trump humbi zgjedhjet gjatë një konference shtypi.

Gazetarët i thanë Rudy Giulianit se rrjetet amerikane të lajmeve sapo kishin raportuar për fitoren e Biden, të cilën ai menjëherë e hodhi poshtë.

“Ne duhet të harrojmë për ligjet, media vendos. Mos u bëni qesharakë, media nuk vendos rezultatet e zgjedhjeve, gjykatat vendosin,” tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko