Skip to content

FOTO/ Bidona uji, letra, miell, ja çfarë po ndodh në parlament

miell 4 1

Është një situatë tejet e tension në parlamentin e Shqipërisë. Në drejtim të kabinetit qeveritar dhe kryeministrit Edi Rama deputetët e opozitës hedhin bidona uji, letra dhe miell.

Rama qendron pa lëvizur nga vendi i tij edhe pse vershojnë deputetet të qëllojnë ndaj tij.

“Përjashto këtë njeri nga parlamenti”, tha Sali Berisha i cili po transmeton live në facebook-un e tij.

“Nxirre jashtë njeriun që meriton sot të thirret nga të gjithë shqiptarët Trap! Trap! Dhe vetëm trap! O rrugaç dil jashtë! Jashtë nga Parlamenti”, tha Berisha ndër të tjera.

Deputetet e PS flasin nga vendi, ndërsa të gjithë deputetet e PD e LSI qendrojnë në këmbë përpara foltores. Kërkohet lirimi i protestuesve të Kukësit dhe përjashtimi Ramës nga parlamenti.

Ruçi nga ana tjetër ka kërkuar të përjashtohen tre deputete te PD, Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Klevis Balliu.

miell 4 1cadersende51sende4