Gratë naftëtare të cilat prej ditësh janë ngujuar në ish-uzinën e Ballshit, të cilat po kërkojnë pagat e tyre, janë shprehur se janë të gatshme për dialog me kryeministrin Edi Rama.
Ato deklaruan se kryeministri Edi Rama të shkojë që ti takojë, pasi ato tashme prej ditësh janë shkëputur nga familja dhe ende nuk kanë asgjë zgjidhje për kërkesat e tyre.
Grevistet vijojnë që të mbeten të ngujuara edhe pse gjendja e tyre shëndetësore si dhe nga ana psikologjikr nuk është e mirë.
Megjithatë ato kanë deklaruar se nuk do të dorëzohen, por do të cojnë deri në fund kauzën e tyre.
Jashtë ambienteve të grevës, kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj foli për një urë lidhëse mes qeverisë dhe naftëtarëve.
Naftëtarët e Ballshit rinisën protestat në shtator, ku si fillim në greve urie u futën burrat e mandej gratë. Ata kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës në rafineri.
(M.Q/Faxweb.al)
/faxweb
