Skip to content

Situata e rënduar në QSUT, reagon Basha: Pse nuk hapet spitali Covid-4, po vdesin të sëmurët rrugëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një mesazh në Twitter, i kërkon kryeministrit që të lërë lojërat politike dhe t’u japë përgjigje disa pyetjeve që lidhje me situatën e pandemisë në vend.

Kreu demokrat thotë se ekonomia e vendit është shkatërruar dhe tani qeveria po u merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin.

Basha në Twitter: Edi Rama leri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi  shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin.

/faxweb