Skip to content

E pikëlluar për ndarjen nga jeta të Koço Devoles, Rudina Magjistai kujton herën e parë kur doli në skenë me aktorin: Isha 15-vjeç, ma bëri gjithçka më të thjeshtë

Moderatorja Rudina Magjistari ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur të humorit Koço Devole.

Në një shënim në mediat sociale aktorja ka kujtuar herën e parë kur ka dalë në skenë dhe për fatin e saj krah Magjistarit ka qenë aktori Koço Devole.

Ajo shkruan se ishte 15 vjeçe dhe aktori ia bëri gjithçka më të thjeshtë dhe i la një kujtim të bukur në prezanrimin e saj të parë në botën e televizionit.

“E Ishte dalja ime e pare ne TV, mbremja festive e 31 dhjetorit, fillimi i viteve ‘90, ne te vetmin kanal televiziv, qe ekzistonte ne ato vite. Isha prezantuesja e re 15 vjeçare e ndoshta mund ti imagjinoni emocionet turbulluese qe ndjeja. Por pata fatin dhe privilegjin te kisha ne krah si partner nje nga aktoret me te mire te humorit, me shume pervoje e ne kulmin absolut te tij ne ato vite, artistin Koço Devole, mjeshtrin elegant te humorit, i cili ma beri gjithçka me te thjeshte, nje kujtim te bukur ne prezantimin tim te pare me boten e televizionit.

I trishte lajmi sot per ndarjen e tij nga jeta. Do te na mungosh, mjeshter! Shpirti yt u prehte ne paqe!”- shkruan Magjistari.

/faxweb