Pasi kryeministri Rama i kërkoi vazhdimisht të jepte një përgjigje në lidhje me bashkëpunimin me Dick Marty-n, gjatë kohës që punonte si përkthyes në Kosovë. Basha iu përgjigj duke thënë se kryeministri gënjen me qëllim që të tërheqë vëmendjen nga dështimet.
Gjithashtu kryedemokrati liston një sërë pyetjesh, ku perifrazohen dështimet e Ramës në fushën e ekonomisë, integrimit, menaxhimit të pandemisë dhe kërkon prej tij një përgjigje.
“Pse e ke shkatërruar ekonominë?Pse nuk ju jep ndihmë financiare të prekurve nga COVID? Pse e ke mbyllur derën e BE? Shqiptarët kanë nevojë për një kryeministër që punon për ta e jo një klloun të dështuar si Rama.Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet & do shërojmë plagët e hapura nga ai!
Të gjithë e kuptojnë se ti gënjen e shpif vetëm për të larguar vëmendjen nga pyetjet që ju interesojnë vërtet qytetarëve:Pse qindra shqiptarë kanë humbur jetën nga COVID si rezultat i dështmit tënd?Pse spitalet janë mbushur plot dhe të sëmurët dergjen në ambulanca dhe korridore?”, shkruan Basha në Twitter.
/faxweb
