Skip to content

Shpërthejnë protestat antiqeveritare në Argjentinë

Argjentinasit të dielën dolën në rrugë për të protestuar kundër administratës së presidentit Alberto Fernandez.

Demonstruesit, të cilët u mblodhën rreth lapidarit në sheshin qendror në kryeqytetin Buenos Aires, brohorisnin për “liri, drejtësi dhe kushtetutë”. Drejtuesit e mjeteve që kaluan në vendin e protestës treguan mbështetjen e tyre nëpërmjet borisë.

Protestat u organizuan kundër blerjes së planifikuar të një vaksine ndaj koronavirusit të ri (COVID-19) dhe reformës gjyqësore që demonstruesit pretendojnë se do të shpëtonte ish-presidenten, Christina Fernandez de Kirchner nga gjykimi për korrupsion.

Përveç kryeqytetit, demonstrata u organizuan edhe kundër qeverisë së Fernandez-it në qytetet Cordoba, Rosario, Mar del Plata, Mendoza dhe San Carlos de Bariloche.

AA