Skip to content

500 raste të reja me Covid-19, Basha ngre alarmin dhe i drejtohet Ramës: Po shkatërron jetën dhe shëndetin e njerëzve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një shkrim në mediat sociale ka ngritur alarmin në lidhje me rritjen e numrit të personave të infektuar me Covid-19.

Basha shkruan se Rama nuk ka asnjë plan dhe se po shkatërron jetët e njerëzve dhe shëndetin e njerëzve.

Basha po ashtu shkruan se së bashku me shqiptarët do të fitojë zgjedhjet dhe se do të sigurojë ndihmë për çdo familje.

“Dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca.

Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që ti investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet.

Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje.”- shkruan Basha.

/faxweb