Gratë naftëtare pas 26 ditësh kanë vendosur që të dalin nga greva e urisë. Ky vendim u mor pasi kanë vendosur që të takohen me kryeministrin Edi Rama, ditën e sotme në orën 18:00, ku presin një zgjidhje të kërkesave të tyre.

Ato po ashtu deklarojnë se nëse nuk marrin zgjidhje do tu rikthehen protestave të tyre.

“Zgjidhje shpresojmë se do të ketë. Se ne nuk kemi bukë për fëmijët tonë. Siç e besuam duam edhe zgjidhje. Shpresoj që ky takim të jetë pozitiv. Ne kërkojmë rifillimin e punës dhe pagat. Sakrifikuam 26 ditë për pagat tona.”- u shprehën gratë naftëtare.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re