Teksa lëvizja e lirë nga muaji mars mbetet një shqetësim për qytetarët, kryesisht ata që nuk kanë dokumente europiane, sinjale pozitive vijnë nga Gjermania, e cila ka Presidencën e Bashkimit Europian.
Feliks Baci, drejtor për Sigurinë e Fluturimeve në Autoritetin e Aviacionit Civil, i ftuar në emisionin E-ZONE në Vizion Plus, tha se po punohet për të hequr kufizimet që po dikton pandemia.
“Unë mund t’ju them se Komisioni Europian, nën presidencën e Gjermanisë, konkretisht Departamenti për Transportin po punon që protokolli COVID të mund të zëvendësohet me një protokoll test.
Pra kush kërkon të udhëtojë, do t’i bëhet një kontroll i shpejtë në aeroport dhe më pas pasgjeri do të vijojë udhëtimin e tij. Ky është një sinjal pozitiv mbi të cilin po punohet”, tha Baci
Referuar të dhënave, fluksi i fluturimeve aktualisht është rikthyer si në vitin 1989 thotë Baci, çka do të thotë se kjo industri është në një krizë të thellë. Por shpresa është që me ardhjen e festave të fundvitit situata në transportin ajrorë pritet të pësojë një relaksim, thotë drejtori I aeroporit “Nënë Tereza”
“Europa ka vendosur së fundmi disa masa kufizuese dhe ne prekemi prej tyre në aktivitetin e fluturimeve. Ne thjesht duhet të përballojmë situatën.
Megjithatë kemi një numër të kënaqshëm fluturimesh dhe shpresojmë se më shumë do të kemi në dhjetor, në kohën e Krishtlindjeve, veçanërisht me Europën, ku disa masa shtrënguese të vendosura në Gjermani dhe Francë do të jenë në fuqi deri në fund të nëntorit. Ne shpresojmë, shpresojmë shumë që në kohën e Krishtlindjeve të kemi shtim të fluturimeve”, tha Costandin von Alvensleben.
Por në përfundim të pandemisë, tregu pritet të reflektojë një rritjetë cmimit të biletave ajrore.