Skip to content

Nigar Eliyeva: “Nëse u çlirua Shusha edhe Karabaku do çlirohet”

Në qytetin Ganja të Azerbajxhanit u festua me një marshim Dita e Flamurit dhe çlirimi nga pushtimi i qytetit Shusha.

Një numër i madh i qytetarëve të Azerbajxhanit zhvilluan marshim me rastin e Ditës së Flamurit të Republikës së Azerbajxhanit dhe çlirimit të qytetit Shusha, që presidenti azerbajxhanas Ilham Aliyev e njoftoi në një fjalim drejtuar popullit të tij.

Qindra persona u mblodhën në bulevardin “Atatürk” në qytetin Ganja duke marshuar me flamuj të Azerbajxhanit dhe Turqisë dhe duke brohoritur me sloganet “Karabaku është yni dhe i yni do mbetet” si dhe “Dëshmorët nuk vdesin, atdheu nuk ndahet”.

Po ashtu qytetarë të shumtë kanë dhënë mbështetje për marshimin nga shtëpitë e tyre dhe me boritë e automjeteve, si dhe tregtarët me duartrokitje.

“Nëse u çlirua Shusha edhe Karabaku do çlirohet”

Nigar Eliyeva, një pjesëmarrëse në marshim ka shprehur gëzimin e saj nga çlirimi i qytetin Shusha.

“Fatmirësisht Shusha u çlirua. Nëse u çlirua Shusha edhe Karabaku do çlirohet. Jam shumë e gëzuar, e emocionuar. Më vjen për të qarë nga gëzimi”, u shpreh Eliyeva

Ndërkohë që edhe Frengiz Nebiyeva duke theksuar se janë shumë të emocionuar për Ditën e Flamurit dhe çlirimin e qyteti Shusha nga pushtimi, tha se “Jemi shumë krenarë dhe të lumtur. Allahu i mëshiroftë dëshmorët tanë. Allahu i mbroftë ushtarët tanë”.

Edhe Aynur Eliyeva e cila vuri në dukje se babai i saj ka rënë dëshmorë në konflikte theksoi se “Tani jam shumë krenare. Edhe babai im prehet i qetë në dhe. Jemi shumë të gëzuar. Do të presim kurbane. Shpresojmë që edhe qytetet tona Kalbajar dhe Khankendi do të çlirohen nga armiku”.

Presidenti i Azerbajxhanit njoftoi më8 nëntor çlirimin e qytetit kryesor Shusha nga pushtimi armen.

Qyteti Shusha, i cili u okupua nga forcat armene më 8 maj 1992, ka një rëndësi shumë të madhe në çlirimin e Malësisë së Karabakut. Ai ndodhet në afërsi të qytetit Khankendi, që është qyteti më i madh në rajon.

Shusha njihet si një simbol i historisë dhe kulturës azerbajxhanase dhe është vendlindja e shumë muzikantëve, kompozitorëve dhe studiuesve të shquar azerbajxhanas.

AA