Skip to content

Shifrat alarmante të koronavirusit në Shqipëri, Komiteti i Ekspertëve shpjegon kufizimet e reja

Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë ka propozuar që prej ditës së mërkurë të kufizohet lëvizja nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve ka bërë të ditur se në këtë fashë orare, do të mbyllen edhe lokalet dhe restorantet. Këto masa hynë në fuqi nga dita e mërkurë.

“Në kushtet kur nuk ka një mjekim specifik për sëmundjen, mënyra më e mirë vazhdon të mbetet parandalimi. Duke analizuar situatën, kemi propozuar të merren disa masa.

Ne vlerësojmë të ndërmarrim masat që të frenojmë përhapjen e infeksionit.

Kufizim i lëvizjes nga ora 22:00-06:00, me përjashtim të lëvizjeve për nevoja të domosdoshme, të mbyllen baret dhe lokalet në këtë fashë orare.

Këto masa hyjnë në fuqi të mërkurën dhe do të zgjasin për tre javë

“Masat për kufizimin e përhapjes së infeksionit Sars-Cov2, propozohen të qëndrojnë për një periudhë 3 javore me efekt rishikimi cdo dy javë në varësi të dinamikës së situatës epidemiologjike.

Propozohen të vendosen në të gjithë vendin pavarësisht përhapjes së epidemisë në vend. Sipas skenarëve të riskut, evidentohen zona me nivel të ulët të riskut, zona me nivel mesatar të riskut dhe zona me nivel të lartë risku.”, tha Mira Rakacolli nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Masa e propozuara nga Komiteti i Ekspertëve:

1. Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

2. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).

3. “Smart-working” për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë