Skip to content

Aksident tragjik në Itali, ndërron jetë pasagjeri shqiptar nga përplasja e dy automjeteve

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Pescia të Italisë, ku ka mbetur i vdekur një 33-vjecar me origjinë shqiptar, i identifikuar si Nertil Ferhati. Ai ishte pasagjer në një automjet tip Alfa Romeo 147, i cili u përplas me një automjet tjetër tip Dacia Duster.

Edhe gruaja 54-vjecare që po drejtonte automjetin “Dacia” ndërroi jetën në vendin e ngjarjes. Të dy viktimat ishin banues në Pescia.

Forcat zjarrfikëse arritën në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur nxjerrjen e trupave pasi prenë llamarinat e automjeteve. Mësohet se ka ndodhur përplasje kokë më kokë midis dy makinave, por mbetet e paqartë se cfarë e ka shkaktuar aksidentin tragjik. (A.M/Faxweb.al)

 

/faxweb