Skip to content

Prej 2 javësh i shtruar në Infektiv, infermieri ndërron jetë nga koronavirusi. Ironia e ‘Xhaxhi Doktorit’: U largove i qeshur falë masave të qeverisë

Enver Maloku, infermieri që shërbente tek klinika 1 kirurgjikale ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Burime për Faxweb.al bëjnë të ditur se prej 2 javësh ishte shtruar në spitalin Infektiv.

Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe mjeku Renato Osmenaj, i njohur ndryshe si Xhaxhi Doktori me anë të një postimi në Facebook ku e cilëson si “vëlla të bardhë” të ndjerin dhe ironizon masat e qeverisë.

“Lamtumirë vëlla i mirë! Falë “masave të qeverisë” sot u largove nga ne njësoj i qeshur! Mirë u takofshim vëlla i bardhë!”, shkruan Osmenaj. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb