Skip to content

Trump ‘pret kokën’ e parë pasi humbi zgjedhjet, ja kë shkarkon

 

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të hënën se ka shkarkuar Sekretarin e Mbrojtjes, Mark Esper.

Siç ka bërë të ditur presidenti Trump, Christopher Miller, i cili shërben si drejtor i Qendrës Kombëtare të Kundër Terrorizmit, do të bëhet sekretar në detyrë “efektiv menjëherë”.

Një vendim i tillë i Trump vjen dy ditë pasi kundërshtari i tij demokrat Joe Biden u shpall fituesi i parashikuar i zgjedhjeve presidenciale, një përfundim që Trump ka refuzuar të pranojë.

Sipas mediave të huaja, shkarkimi vjen pas raporteve se Esper kishte përgatitur një letër dorëheqje në ditët e fundit, duke bërë që ligjvënësit, ish zyrtarët e Mbrojtjes dhe ekspertët ushtarakë ta nxisnin atë të qëndronte në postin e tij.

Siç thuhet më tej, Esper dhe Trump janë përplasur më parë rreth përdorimit të trupave aktive nga presidenti për të “shuar” trazirat civile.

I am pleased to announce that Christopher C. Miller, the highly respected Director of the National Counterterrorism Center (unanimously confirmed by the Senate), will be Acting Secretary of Defense, effective immediately..

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 9, 2020