Skip to content

Trump dhe May bisedë telefonike për Sirinë

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministren britanike Theresa May, gjatë të cilës u bisedua për përgjigje të përbashkët ndaj përdorimit të armëve kimike në Siri.

Shtëpia e Bardhë shpalosi njoftimin lidhur me bisedën e Trump dhe May.

“Dy udhëheqësit vazhdojnë bisedimet mbi nevojën për përgjigje të përbashkët ndaj përdorimit të armëve kimike në Siri”, theksohet në njoftimin.

Ndryshe, fuqitë perëndimore mendohet të përgatiten për sulme, por Rusia e kundërshton një veprim të tillë