Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion, foli në lidhje me aludimet e përhapura në media mbi nxjerrjen e Koço Devoles nga spitali për shkak të tejmbushjes së shtretërve. Me sytë e përlotur dhe e prekur Manastirliu, kërkoi që për raste të tilla mos të flisnim kaq me lehtësi, si dhe për rastin e artistit ministria do të dalë me një deklaratë zyrtare në ditët në vijim.
“Unë do doja që për raste të tilla, se jam shumë e prekur për figura të tilla dhe nuk do doja që të flsinim kaq me lehtësi për humbjen e jetës së askujt. Mediat mund të keqinterpretojnë, mund të thonë të vërtetën ashtu sikurse ka një raport zyrtar për rastin e Koço Devoles. Për rastin e të ndjerit Devole do të keni një raportim zyrtar.
Unë nuk mundem të përgjigjem për një proces administrativ dhe nuk besoj të ketë ndodhur kjo gjë të jetë nxjerrë dhe të jetë rikthyer”, u shpreh Manastirliu.
/faxweb
