Një pacient i infektuar me koronavirusi është hedhur nga kati i tretë i spitalit Infektiv në Tiranë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se pacienti ishte i shtruar prej disa ditëve në spital dhe po kurohej nga pandemia.
Gjithashtu nuk dihen detaje lidhur me identitetin e tij apo të saj dhe shkaqet që e kanë çuar në marrjen e vendimit fatal për t’i dhënë fund jetës.
Ky është rasti i katërt i vetëvrasjes së pacientëve me COVID-19 në Shqipëri. Tre rastet e tjera janë shënuar tek “Sanatoriumi”, ku i pari që nisi sagën e vetëvrasjeve ishte 29-vjeçari Xhino Koça.
Pas tij, vendosi që t’i jepte fund jetës edhe 65-vjeçari Hasan Mira, vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani. Ndërsa rasti i tretë ishte Preng Gjonaj, 52 vjeç, me origjinë nga Tropoja e me banim në Tiranë.
