Tjetër pacient i infektuar me koronavirus është hedhur nga kati i tretë i spitalit Infektiv në Tiranë.
Mësohet se ai ka pësuar dëmtime serioze dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Bëhet me dije se pacienti ishte i shtruar prej disa ditëve në spital dhe po kurohej nga pandemia.
Gjithashtu nuk dihen detaje lidhur me identitetin e tij apo të saj dhe shkaqet që e kanë çuar në marrjen e këtij vendimi.
