Skip to content

‘Jam me bypass, mbajmë radhë që në 4 te mengjesit për analizat ”, Qytetarët pa shërbim, reagon PD: Shteti ka falimentuar

 

Luan Baçi ka publikuar ditën e sotme një video ku një pacient tregon gjendjen në poliklinikën e fshatit Verri në qytetin e Fierit dhe mundimin e tyre duke filluar që tek radha që mbajnë dhe sa shumë vonohen deri tek përgjigjet dhe mos interesi që tregojnë personat përgjegjës.

Më herët janë publikuar video dhe qytetarë të cilët nuk ja dalin dot të marrin përgjigje apo të kryejnë shërbimet ne spitale apo qendra shendetsore .

Qytetari ka treguar se prej disa ditësh që prej orës 4 të mëngjesit detyrohet që të zëj radhën për të kryer analizat dhe nuk arrijnë dot ta kryejnë atë shërbim, duke mos marrë parasysh se problemet shëndetësore mund të përkeqësohen.

Gjithashtu ai ka shprehur se edhe pse është munduar të kontaktojë me drejtoreshën e poliklinikes ajo jo vetëm që nuk është paraqitur por edhe nuk është lajmëruar nga sekretarja e saj, gjithashtu ka theksuar se poliklinika hapet në oren 6 të mëngjesit por ai si banor i mjë fshati më larg e ka të pamundur të vij kaq herët.

”Poliklinika hap dyert ne 6 te mengjesit.
I kemi shkuar drejtoreshes se pergjithshme per tu ankuar por drejtoresha nuk paraqitej dhe nuk lajmerohej nga sekretarja e saj.Eshte e pamundur qe une te vij nga Verria qe ne oren 5 per te marr ne numer” ka shprehur Kostandin Bualli në denoncimin e bërë.

Postimi i plotë i partisë Demokrtike:

QYTETARET DENONCOJNE!
Kaos dhe papergjegjshmeri ne çdo institucion, qytetare qe nuk narrin sherbimim qe u takon
Me dite te tera zene radhen, qe ne oren 4 te mengjezit, per te bere analizat dhe nuk arrijne te mbarojne pune.
Askush nuk u jep pergjigje.
Askush nuk interesohet
Intersa abuzive te drejtuesve.
Korrupsioni dhe hajduteria e tyre nuk kane fund.
Pandemia Covid, jashte kontrollit.
Kaos dhe papergjegjshmeri, shteti ka falimentuar.
Lexoni sms dhe ndiqni videon e qytetareve!
Pershendetje Z. Luan,
Ne lidhje me ankesen time ju pershkruaj:
Si gjithe qytetaret e tjere qe percaktohen nga mjeku familjar per ekzaminime mjeksore apo analiza dhe un jam percaktuar si pasoje e bypassit qe kam bere per analiza te pergjithshme ne dat 6.11 per te cilat e treta here qe shkoj dhe nuk po mi bejne me pretendimin qe eshte prish laboratori dhe nuk ka radhe.Ata qytetar qe i bejne shkojne qe ne 4 te mengjesit per te zene radhe per arsye se nuk zbatohet data e percaktuar e tyre nga mjeku familjar.Arsyet se cfare perfitimesh personale ata kerkojne mund ti zbuloni ju bashke me mediat.
Pres pergjigje nga ju dhe kerkoj ndihmen tuaj.
Poliklinika hap dyert ne 6 te mengjesit.
I kemi shkuar drejtoreshes se pergjithshme per tu ankuar por drejtoresha nuk paraqitej dhe nuk lajmerohej nga sekretarja e saj.Eshte e pamundur qe une te vij nga Verria qe ne oren 5 per te marr ne numer.
Me respekt Kostandin Bualli
Verri-Fier