Një grua 40-vjeçare ka ndërruar jetë nga Covid-19. Faxweb raporton se gruaja nga Lazarati ishte shtruar prej ditësh në një nga spitalet Covid në Tiranë. Mësohet se 40-vjeçarja punonte në një fasoneri.
Kujtojmë se një rekord i ri viktimash dhe rastesh të reja janë shënuar një ditë më parë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se kanë humbur jetën 12 pacientë:
një 34 vjeçar nga Durrësi, një 66 vjeçar nga Lezha, një 69 vjeçar dhe një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Berati, një 51 vjeçar, një 56 vjeçar, një 69 vjeçar, 75 vjeçar dhe 78 vjeçare nga Tirana, një 67 vjeçar nga Elbasani, një 70 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Po gjatë këtyre orëve janë kryer 1967 teste, nga të cilat kanë rezultuar 525 raste pozitive në këto bashki:
222 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 24 në Durrës, nga 21 raste në Krujë, Vlorë, 20 në Berat, 18 në Kukës, nga 15 raste në Kuçovë, Elbasan, 14 në Librazhd, 11 në Lushnje, nga 10 raste në Korçë, Përmet, Malësi e Madhe, Gramsh, 9 në Pogradec, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, Skrapar, nga 6 raste në Fier, Mat, nga 5 raste në Dibër, Peqin, 4 në Tropojë, nga 2 raste në Lezhë, Sarandë, Bulqizë, 1 në Devoll.
