Skip to content

Mbreti i Arabisë Saudite dënon publikimin e karikaturave me përmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhamed

Mbreti i Arabisë Saudite, Selman Bin Adulaziz deklaroi se dënon publikimin e karikaturave me përmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhamed.

Sipas agjencisë saudite të lajmeve SPA, mbreti Selman zhvilloi një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Në bisedë janë diskutuar marrëdhëniet e dy vendeve dhe është arritur dakordimi se është i detyrueshëm qëndrimi përballë ndaj të gjitha llojeve të terrorizmit dhe mënyrave të ekstremizmit. Mbreti saudit Selman bin Abdulaziz ka dënuar fuqimisht aktet terroriste të kryera kohët e fundit në Francë dhe Austri.

Duke vënë theksin se dënon ashpër publikimin e karikaturave në Francë me pëmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhamed, mbreti Selman tha: “Liria e shprehjes është një vlerë morale e cila nxit respektin dhe bashkëjetesën mes njerëzve. Nuk është një mjet për përhapjen e urrejtjes dhe konfliktit kulturor dhe civilizimit”.

Ky qëndrim i Francës e cila në mesin e muajit të kaluar këmbënguli në publikimin e karikaturave me pëmbajtje ofenduese ndaj profetit të Islamit, shkaktuan protesta dhe reagime të ashpra të muslimanëve dhe më pas u shndërruan në akte bojkotuese ndaj produkteve franceze.

Ngjarja për të cilën reaguan shumë liderë shtetërorë nga bota islame u dënua edhe nga Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite më 27 tetor, por mbreti Selman nuk kishte dhënë ndonjë deklaratë deri më sot.

AA