Rastet me COVID-19 në qarkun e Korcës janë rritur ndjeshëm muajt e fundit, ndërsa vihet re që numri i mësuesve të infektuar kap një shifër të lartë.
Vetëm në Bashkinë e Korçës, burime te siguruara bejne me dije se numërohen 50 mësues të infektuar me virus. Po e njëjta shifër qëndron edhe në qytetet e tjera të qarkut të Korcës.
Duke ndjekur protokollin, të gjithë mësuesit që kanë pasur simptoma të Covid, janë karantinuar fillimisht, e më pas, pasi kanë dalë pozitivë me COVID, është bërë i mundur edhe zëvendësimi i tyre nga mësues të portalit.
Ndërkohë, sa i përket nxënësve janë 8 të infektuar me Covid 19 në Pogradec, konfirmon DSHP, po ashtu mendohet të jenë mbi 20 nxënës në Korçë, të cilët e kanë ndërperë përkohësisht shkollën.
Vetëm pak ditë më parë bashkia e Korcës bëri thirje për mesues vullnetarë.
