Akademiku, Artan Fuga, përmes një postimi në facebook, ka bërë me dije për ndjekësit se mungesa e komunikimit këto 17 ditë ka ardhur si pasojë e infektimit me virusin Covid-19. Ai shprehet se tashmë është rikuperuar plotësisht dhe rikthehet me shpresë dhe besim, duke lënë të kuptohet se është tashmë i negativizuar nga Covid-19.
Ajo që bie në sy nga postimi i tij është shoqërimi i shkrimit me foton e birrës korona, duke gjetur një mënyrë ndryshe për të dhënë lajmin e mirë për miqtë e tij në rrjetin social Facebook.
“Pas 17 ditësh kur ka qenë e pamundur të komunikoj për shkaqe të kuptueshmë në ditët tona, rikthehem në komunikim me shpresë dhe besim se nuk do të rikthehem më atje nga ku po rikthehem!
Falenderoj pa masë dr. Arian Harxhi, prof., si edhe të gjithë miqtë që nuk m’u ndanë asnjë cast, kolegë, mjekë, të afërm, të njohur e të panjohur, që na ndihmuan me gjithçka mundën dhe kishin.
Përulem!”, shkruan Fuga.
/faxweb
