Skip to content

I mbijetoi “Pranverës arabe” por jo ligjit të Zotit: shuhet kryeministri i Bahreinit

Kryeministri i moshuar i Bahreinit, Sheik Khalifa bin Salman al Khalifa, u shua këtë të mërkurë.

Lajmi për vdekjen e Khalifa 84-vjeçar u botua në llogarinë zyrtare të Mbretërisë së Bahreinit në Tëitter, raporton Reuters.

Sheik Khalifa bin Salman al-Khalifa udhëhoqi Bahreinin për dekada dhe në këtë pozitë i “mbijetoi” Pranverës Arabe të 2011, pavarësisht kërkesave për t’u shkarkuar ga detyra për akuzat për korrupsion.

Shtatë ditë zi

Lajmi për vdekjen e tij u transmetua gjithashtu nga agjencia shtetërore, ku  u tha vetëm se ai ishte trajtuar në Klinikën Mayo në SHBA, sipas AP.

Mbreti i Bahreinit, Sheik Hamad bin Isa Al Khaliha, shpalli shtatë ditë zi në vend.