Numri i vetëvrasjeve nga spitalet Covid në vendin tonë ka arritur në 4 dhe situata nuk duket aspak e qetë. Psikologia Denata Toce ka folur për Fax News duke treguar si trajtohet nga ana psikologjike një pacient i infektuar me Covid.
Sipas Toçes, për këto raste duhet të hyjnë në ndihmë mjekët e familjes që duhet të bashkëpunojnë me psikologët e lagjes.
“Unë mendoj që një pacient që prej fillimit të simptomave të para është vetëm, nuk është dikush që i thotë që të jetë i trajnuar dhe ti thotë se çdo lloj simptome që ke, të shohim të ruajmë qetësinë nëse pas kaq orëve kemi temperaturë tjetër dhe këtë duhet ta bëjë mjeku i familjes që është lënë në hije. Në 5 emra, llogaritet ndihma që i jepet gjithsecili.
Marrin filanin e fistekun në telefon e marrin ndihma në klinikat e tyre. Kush e njeh është me fat. Kush njeh Piperon, ka fat. Nuk funksionon kështu. Mjeku i familjes duhet të jetë në krye të detyrës dhe në bashkëpunim me psikologët e komunitetit të secilës lagje, të cilët informojnë në mënyrën e duhur se si duhet të ruajnë qetësinë, si është virusi, çfarë masash duhen, mos të nxitohen, mos të krijojnë panik, qëndroni të izoluar, pastaj është mjekja që duhet të japë ilaçesh. Këto janë informacione elementare që japin siguri tek individi. Pastaj nëse bëhet për spital, duhet të ketë një psikolog që i thotë se nuk ka problem, gjithcka do shkojë mirë, ta informojë vazhdimisht me cfarë ka ndodhur. Pjesa më e madhe e pacientëve që rikuperohen është për shkak të shëndetit psikologjik që është kriter i rëndësishëm”, tha Toçe.
Rekomandimi që jep për trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid është terapia e fjalës për gjetjen e pikave të forta sa i përket përballimit të sëmundjes.
“Nuk sugjeroj medikamente se nuk jam psikiatre por zakonisht rekomandoj terapinë e fjalës që psikologu është tek pjesa e trajtimit nëpërmjet komunikimit dhe orientimit të individit drejt gjetjeve të pikave të forta sa i përket përballimit të virusit”, tha Toçe.
(A.M/Faxweb.al)
/faxweb
