Skip to content

Lulzim Berisha gati për t’iu kthyer normalitetit, OFL i heq sekuestron e naftës ish-kreut të bandës së Durrësit

OFL i ka kthyer Lulzim Berishës naftën e sekuestruar para disa muajsh. Prokuroria e Durrësit, e përfaqësuar në këtë çështje nga Pali Decolli ka kërkuar heqjen e sekuestros për 1 milion e 200 mijë litrat e naftës.

Në maj të këtij viti OFL sekuestroi 1.2 milionë litra naftë dhe një magazinë doganore në Durrës në pronësi të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berishës dhe Enkelejda Shoshit.

Pak ditë  më parë gjykata i ktheu makinën e blinduar tip BMW Berishës si dhe licencën e shoqërisë “Rajan 2007”.

/faxweb