Gjashtë emigrantë, përfshirë një foshnje, vdiqën kur një anije me emigrantë të parregullt u fundos në afërsi të brigjeve të Libisë.
Organizata joqeveritare spanjolle (OJQ) “Open Arms” tha në llogarinë e saj në Twitter se ata janë në përpjekje për të shpëtuar emigrantë të parregullt në anijen që ishte gati të fundosej 30 milje larg qytetit antik Sabratha në Libi.
Gjatë operacionit, 110 nga emigrantët që ranë në det nga anija, e cila u nda në dy pjesë, u shpëtuan nga ekipet e “Open Arms”, ndërsa bëhet e ditur se kanë humbur jetën 6 emigrantë, përfshirë 1 foshnjë 6-muajshe.
Në deklaratën me shkrim të bërë nga Komanda e Rojës Bregdetare Italiane thuhet se anija me emigrantë që ishin në një gjendje të vështirë ishte përcaktuar në orët e mëngjesit nga avioni patrullues i Agjencisë Evropiane për Siguri Kufitare dhe Bregdetare (FRONTEX) në zonën e kërkim-shpëtimit të Libisë dhe se anija e organizatës “Open Arms” ka filluar me operacionin e shpëtimit.
Katër emigrantë në kushte të rënda shëndetësore u evakuuan nga anija e “Open Arms”, thuhet në deklaratë, ndërsa bëhet e ditur se anija patrulluese me ekipin mjekësor është nisur në vendin e ngjarjes.
