Skip to content

Mori peng një person në makinën e tij, arrestohet 34-vjeçari vlonjat

Foto ilustruese

Një 34-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë së Vlorës, pasi ka marrë peng pa dëshirën e tij në makinë, një tjetër shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. D., 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka marrë pa dëshirë, në mjetin e tij, shtetasin B. R., banues në Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës lidhur me rastin. (E.K/Faxweb.al)

/faxweb