Dritan Dajti
Një gur në veshka ka detyruar Dritan Dajtit që t’i drejtohet spitalit për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale.
Operacioni është kryer në spitalin publik të QSUT.
Burime pranë këtij spitali thanë se Dajti, i cili është dënuar për vrasjen e 4 policëve, u paraqit nën masa të rrepta sigurie, ku mjekët kanë kryer operacionin në fjalë.
Operacioni është kryer brenda ditës, dhe duke parë gjendje shëndetësore të mirë të Dajtit, ai është dërguar përsëri në spitalin e burgut, për rehabilitim.
Dritan Dajti në janar të këtij viti shkoi në mes të Bllokut që të kryejë shërbimet dentare, në një klinikë private.
Atëherë kjo ngjarje e denoncuar nga shkaktoi “tërmet”, duke qenë se asnjë i burgosur në botë nuk shkon në spitale private, pasi shërbime të tilla i marrin brenda ambienteve të burgut.
Por, duket se janë nxjerrë mësime nga kjo ngjarje, e për këtë është vendosur nga Drejtoria e Burgjeve që Dajti ndërhyrjen kirurgjikale të bëjë në spital publik, e madje pas kësaj ai të transferohet në spitalin e burgut për rehabilitim.
