Skip to content

Gjyqtari Markelian Kuqo shtyn sërish seancën në KLGJ, shkak bëhet gjendja shëndetësore e gruas

Gjyqtari i Korçës Markelian Kuqo ka dorëzuar sërish kërkesë për të shtyrë vendimin në Këshillin e Lartë Gjyqësore. Arsyeja për këtë kërkesë është bërë karantimi nga pandemia pasi bashkëshortja e tij është e dyshuar për Covid.

ILD ka kërkuar shkarkimin e Kuqos nga detyra pasi ka liruar në mënyrë të dyshimtë nga burgu Gert Gjinararin, i njohur ndryshe edhe me nofkën “Gjenerali”.

Kujtojmë se Gert Gjinarari, ishte dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e bujshme të Naim Zyberit në Itali. Në Itali, Gert Gjinarari është dënuar dy herë për një sagë krimesh që nga trafiqet, veprimtari në kuadër të grupit kriminal. Në vendimin e gjyqtarit shkruhet se Gjinarari është plotësisht i rehabilituar dhe i gatshëm për t’u riintegruar në shoqëri.

Vendimi i gjyqtarit Kuqo u rrëzua nga Gjykata e Apelit si i paligjshëm, por Gert Gjinarari tashmë ishte zhdukur. Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, i ngritur në janar të këtij viti, nisi një hetim gjashtëmujor, hetim i cili përfundoi në fund të muajt korrik 2020. Në përfundim të hetimeve, ILD i kërkoi  Këshillit të Lartë Gjyqësor të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Korçës, Markelian Kuqo, me pretendimin se gjyqtari kishte konsumuar një sërë shkeljesh me vendimin e lirimit nga burgu të Gert Gjinararit.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb