E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Detina Zalli, shkencëtare në Londër është shprehur se vaksina nuk mund të shkaktojë efekte anësore të mëdha.
Por, megjithatë, sipas saj, duhen pritur rezultatet e qershorit.
“Vaksina është e përbërë me ARN që do të thotë se është e pamundur që të shkaktojë ndonjë efekt anësor, duke qenë se kur proteina e virusit vendoset në ARN, nuk mund të shkaktojë efekte të mëdha, por duhet pritur qershori për të patur analiza më të sakta, në mënyrë që të kemi sa më shumë persona të vaksinuar, por gjithsesi shifrat me numra më të mëdha japin të dhëna akoma më të sakta.”
