Skip to content

E rëndë/ Dy vëllezër ndërrojnë jetë në spital brenda 24 orësh për shkak të Covid-19

Dy vëllezër kanë humbur jetën brenda pak orësh në një prej spitaleve Covid në Tiranë.

Nëpërmjet disa postimeve në Facebook, pedagogu i ekonomikut Afrim Osmani tregon mes dhimbjes humbjen e vëllezërve.

“Covid me mori vellain. Më dhemb shpirti. Rregulli e do qe te shkoj ne banesen e fundit sipas protokollit te zi te Covid. I mirekuptoj te gjithë”- shkruan ai fillimisht.

Disa orë më vonë, Osmani thotë se humbi edhe vëllanë tjetër Arjanin.

“Covid e mori edhe vellain tjeter Arjanin. Tmerr pa fund”- shkruan më tej.

/faxweb