Renditja e re e FIFA-s ka sjell ndryshime të rëndësishme në renditjen e re pas ndeshjeve të luajtura nga kombëtaret në mars. Ndryshime pozicionesh ka edhe për kombëtaren shqiptare dhe përfaqsuesen e  Kosovë.

Edhe pse Shqipëria e ka humbur ndeshjen e fundit miqësore ndaj Norvegjisë në “Elbasan Arena” sërish ajo ka vazhduar të ngjitet në rendtije. Ajo tashmë renditet në vendin e 56të dy pozicione më lart se renditja e muajit të shkuar.

Por rritje spektakolare ka bërë Kosova as fitores në dy miqsoret e marsit ndaj kombëtareve afrikane të Burkinës dhe Madagaskarit, ndeshje këto të luajtura në Francë. Kjo ka bërë që në këtë rendtije Kosova të ketë një nga rritjet më të mëdha në rendtije me plot 24 vende duke u renditur tashmë e 152ta dhe besohet se me këtë ecuri brenda këtij viti do të jetë pjesë e 100 skuadrave kombëtare më të mira në botë.

Ndërsa në kreun e renditjes nuk ndryshon asgjë me Gjermaninë që kryeson renditjen dhe Brazilin poshtë tyre.  Pavarsisht se në miqësoren e fundit mes Gjermanisë dhe Brazilit janë brazilianët ata që kanë fituar. Ndërsa e treta është ngjitur Belgjika duke spostuar me nga një pozicion Portugalinë dhe Argjentinën./Berati. TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re