Pas humbjes në miqësoren e vetme të këtij viti luajtur në “Elbasan Arena’’ përballë Norvegjisë, FSHF ka nisur punën për gjetjen e kundërshtarëve të radhës për datat e lira të miqësoreve.
Është planifikuar që kombëtarja nën drejtimin e trajnerit Kristian Panuçi do të ngrej një kamping stërvitor 1 javor në Zvicër dhe pritet të zhvilloj edhe dy miqësore. E para është përcaktuar ajo kundra Ukrainës më 2 qershor ndërsa pritet të caktohet edhe një tjetër ndeshje në datën 29 maj.
Javën e shkuar u përfol se kjo miqësore do të luaj kundra Kosovës por ende asnjë prej federative përkatëse nuk ka konfirmuar asgjë mbi këtë miqësore.
Por sot vjen një konfirmim zyrtar se Shqipëria e ka gjetur një kundërshtar për dën 20 nëntor. Është periudha që ka nisur të luhet Liga e Kombëve por Shqipëria është pjesë e grupeve me tre skuadra dhe kjo krijon hapësirë për data të lira.
Në një nga këto ditë rivalja e Shqipërisë do të jetë Uellsi, skuadra që surprizoj në Euro 2016. Por ashtu, si Shqipëria as Uellsi nuk do të jetë në botëror këtë verë.
Skuadra e Uellsi renditet e 21ta në FIFA dhe drejtohet nga ish futbollisti i Mançester Junajted, Rajan Gigs. Në përbërje ka yje si Garet Bejl dhe Aron Ramsej mbi të gjithë dhe për Shqipërinë do të jetë një kombëtare ‘’luksi’’.
Ndeshja do të luhet sërish në “Elbasan Arena’ në mbremjen e 20 nëntorit.
/Berati.TV


