Kombëtarja Shqiptare e femrave ka bërë paraqitje të mirë në dy sfidat e fundit të zhvilluara për grupin 2 të kualifikueseve të botërorit 2019. Pasi surprizuan me arritjen e një barazimi në Poloni, e cila renditet e dyta në grup. Goli i Geldona Morinës i jep Shqipërisë së vajzave një fitore historike.

Por duket se surpriza nuk ka mbaruar këtu sepse Shqiëpria gjen edhe fitoren e parë në grup përballë Bjellorusisë duke e parakaluar edhe një renditje dhe për herë të parë gjatë këtij sezoni kualifikues ikën nga vendi i fundit.

Pas një ndeshje të dominuar nga kombëtarja jonë ku vajzat kanë goditur edhe dy herë shtyllën është Gjini që shënon në minutën e 88’ duke rikthyer edhe njëherë kombëtaren e vajzave shqiptare të suksesshme. Nëse vazhdon në këto ritme Shqipëria mund edhe të ngjitet më në renditjen e grupit./Berati. TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re