Skip to content

I vuri flakën vetes poshtë urës së Lanës, zbardhen detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë: Doli nga shtëpia me shishe benzine (Identifikohet viktima)

Faxweb.al ka zbardhur detaje të reja për personin që u vetëdogj mbrëmjen e kaluar në bulevardin “Zhan d’Ark” pranë ish-ATSH, poshtë urës së Lanës. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për 83-vjeçarin M. Selimaj, i cili është vetëdjegur me benzinë.

Sipas burimeve policore, 83-vjeçari ishte me probleme mendore. Për shkak të dekompozimit të trupit janë dashur disa orë për identifikimin e tij. Ai është larguar nga shtëpia duke marrë një shishe benzinë me të cilën është spërkatur duke ndërmarrë aktin ekstrem të vetëvrasjes.

/faxweb